Ardi Veliu: Kur të jem dhe unë si Myslymi, çfarë do të më thonë?

132

Ardi Veliut sa nuk i ranë gradat nga dora, kur dëgjoi shefin e tij në Parlament, që etiketoi me ton ofendueso-ironik, deputetin Murrizi, që sipas tij kishte mbetur Polic në mendje.

Nëpërdhëmbi disa sharje me zë të ulët, të cilat, asistenti i tij në zyrë, nuk i përktheu dot nëse ishin sharje për Lleshajn, sharje për rrobën, sharje për Murrizin, apo sharje për 2.6 ton drogë që kapën ata “legenat” malazezë në kufi. Por që fytyra e tij u shprish, atë mund ta vinte re edhe një patrullë që kontrollonte maskat, aty pranë Drejtorisë.

Në mendje i ngatërroheshin emrat e fytyrat e 12 mijë personave me uniformë, të cilët ai “udhëhiqte”. Si do tu jepte shpjegime, si do sqarohej me ta, si do i bënte moral ende, se policia ka vlerësimin maksimal të qeverisë dhe ministrit. Eh mor Murriz, të marrtë dreqi dialektin! Çfarë dreqin pate që e detyrove Sandrin të nxehej, e t’ia fuste…kot.

Në të qindtën e sekondës, i shkrepi një mendim, i cili ishte e vetmja gjë që ia shkaktoi një nënqeshje të fshehur: kur të jem dhe unë si Myslymi, çfarë do të më thonë? Nënqeshjen ia shkaktoi gjysma e parë e mendimit të mësipërm…./Descript.al-Paracetamoli/

*Kjo është rubrikë satirike, jo pa të vërteta