Arilena Ara përzgjidhet si një nga imazhet e “Milan Fashion Week”

119

Arilena Ara duket se është kthyer në një personazh të konsoliduar edhe përtej kufijve. Kjo periudhë është e shumëpritur nga blogeret, modelet dhe shtëpitë e modës, pasi zhvillohet “Milan Fashion Week”.

Këtë vit, java më e rëndësishme e modës, i është lënë në dorë stilistes kineze Sara Wong. Ajo ka krijuar një fushatë me 8 femrat më me influencë në botë, të cilat prezantojnë një pjesë të koleksionit, për të hapur javën e modës.

Një ndër to, është pikërisht Arilena. Nën moton “Për gratë e fuqishme”, Sara ka vendosur që koleksioni i saj i ri, të japë një mesazh të fortë përtej të qënit thjesht “të veshur bukur”.

/Descript.al/