Arrestohet miku i Emiljano Shullazit, ja për çfarë akuzohet

807

Policia e Tiranës ka arrestua një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim. Abc News raporton se i arrestuari është Klajdi Gjeçi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,. Sipas policisë 33-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjeçi është një emër i njohur për policinë. 33-vjeçari ka rënë më herët në prangat e policisë, ndërsa cilësohet si kreu i një bande të trafikut të narkotikëve në kryeqytet.

Gjeci njihet edhe si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit.  Ai u arrestua në janar të vitit 2016, pasi vendosi tritol në automjetin e një biznesmeni në kryeqytet.

Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje dhe u lirua pasi sipas vendimit, Policia nuk kishte marrë leje në Gjykatë për të hyrë në banesë, aty ku iu gjet edhe pistoleta.

Ndërsa në vitin 2015, Klajdi u arrestua për plagosje të rëndë me dashje. Ai u la i lirë 4 muaj më vonë, pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë ndaj tij. Po në vitin 2015, u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia.