VIDEO-Arrestohet tmerri i “Palasës” në Vlorë/Policia e shoqëron me qese të zezë në kokë

278

Një 40-vjeçar i akuzuar për disa grabitje në Palasë të Vlorës është arrestuar nga policia mesditën e sotme. Ndalimi i tij është bërë rreth orës 12:45 minuta.

Ai është shoqëruar nga uniformat blu me një qese të zezë në kokë.

Së fundmi ai kishte vjedhur një telefon celular si dhe 50 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa sipas uniformave blu ai është autor i disa grabitjeve të tjera në qytetin bregdetar.

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim, ku do të përballet edhe me to nëse vërtetohen. Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

Në dëshminë në komisariat, ai nuk i pranon krimet e bëra, duke deklaruar se nuk i ka kryer ai dhe e vërteta do dali në shesh.