Arti shqiptar në zi! Shuhet një tjetër këngëtare e mirënjohur e muzikës popullore

602

Një ditë e trishtë për artin shqiptar. Mësohet se këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore shqiptare, Drita Papajani ka humbur jetën në moshën 85-vjeçare. Artistja kontribuoi për vite si pjesëtare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ndërsa që rreth viteve 1960 spikati për talentin e saj të veçantë.

Lajmi i hidhur për ndarjen e saj nga jeta është bërë me dije Vasil Sofokli Tole përmes një postimi në rrjete sociale.

“U nda nga jeta sot në orën 10.00 edhe një zonjë e madhe e këngës popullore shqiptare: Drita Papajani!  Si bijë prifti, pas viteve 1990 mori pjesë aktive në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri. Znj. Drita ishte nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit  kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale, të cilin e drejtoi fillimisht maestro Eno Koço, e më pas i ndjeri prof. Milto Vako. E njihja nga afër artisten tonë dhe çmoja pa masë tek ajo shpirtin artistik dhe qytetarinë e lartë që rrezatonte.  I përjetshëm kujtimi i artistes së madhe Drita Papajani!  P.s: Ceremonia e nderimit dhe përcjellja do të  bëhet nesër në 12.00, në kishën e Ungjillëzimit,  tek rruga e Kavajës, Tiranë”, shkruan ai. /Descript.al/