Ky vit i ri ka nisur me një lajm të hidhur për artin shqiptar.
Aktori dhe regjisori i njohur korçar Dhimitër Orgocka ka humbur jetën si pasojë e një hemoragjie cerebrale në moshën 84 vjeçare.
Orgocka është gjithashtu regjisor me karrierë të pasur në teatrin “Andon Z. Çajupi” në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinë dhe Shkup. Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.