Aspak e hijshme, Bebe Rexha përdor çmimin e dhënë si pjatë për mëngjesin

76

Bebe Rexha është vlerësuar së fundmi nga “Spotify”, pasi ka arritur 1 miliard dëgjime me këngën “In the name of love”. Kënga e realizuar vite më parë, vazhdon të jetë ndër të preferuarat e dëgjuesve, duke arritur kështu edhe këtë shifër të lartë.

Kompania “Spotify” i ka dërguar çmimin Bebes, e cila duket se ka vendosur ta përdorë për tjetër gjë. Ajo ka postuar një foto, ku shihet se çmimin e marrë, e ka përdorur si tas për të ngrënë mëngjesin. Sado humor të ketë 31 vjeçarja, kjo mbetet diçka tepër mos-respektuese ndaj kompanisë që e vlerësoi.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.