“AstraZeneca” merr një tjetër goditje/ Australia, Filipinet dhe Bashkimi Afrikan pezullojnë vaksinën

82

Australia dhe Filipinet kanë kufizuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa Bashkimi Afrikan përmbysi përfundimisht planet për blerjen e dozave të saj, duke shkaktuar një tjetër goditje në shpresat e kompanisë për të shpërndarë vaksinën në mbarë botën.

Filipinet pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat nën moshën 60 vjeç, pasi Rregullatori Evropian i Barnave deklaroi se ka raste të rralla të mpiksjes së gjakut, shkruan Reuters.

Australia rekomandoi se njerëzit nën 50 vjeç duhet të marrin vaksinën Pfizer dhe jo AstraZeneca.

Edhe Italia u bashkua me Francën, Holandën dhe Gjermaninë në rekomandimin e një moshe minimale për marrjen e vaksinës AstraZeneca.

Koreja e Jugut gjithashtu pezulloi përdorimin e AstraZeneca tek njerëzit nën 60 vjeç, ndërsa aprovoi vaksinën Johnson & Johnson.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.