Astrit Patozi bën zbulimin, ndryshimet mes Ramës dhe Bashës?: Të dy të korruptuar por…

618

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë mendimin e tij se cilat janë ndryshimet mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

I pranishëm në një nga emisionet politike në vend, Patozi pasi ka shpjeguar se lufta është vetëm politike dhe jo personale, është shprehur se ndryshimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është se ky i pari është i korruptuar i aftë dhe tjetri, i paaftë.

Nuk e kemi me Bashën. Nuk e lidh politikën me personat. Të tjerët i konsideroj si njerëz që gabojnë e ndryshojnë.

Shiko si është katandisur Shqipëria nga politika e djallëzuar…Edi Ramën po e trajtojnë si perandori Diell, nuk është kështu. Ky që është kryeministër sot, dua që t’i kishte të prera duart nëse vazhdon ta mbajë pushtetin. Do doja që të ikte nga pushteti që sot. Basha ka një problem, i korruptuar i aftë njëri, tjetri i korruptuar i paaftë.”

Patozi ka komentuar edhe sa i përket LSI, për të cilën u shpreh se me gjithë “defektet e saj ajo është krijesë shqiptare.”

“Ka dhe njerëz normalë aty, që nuk kanë të njëjtën ngarkesë në dëmet që kanë shkaktuar… Këtij vendi të droboitur nga maskarenjtë e politikës, t’i jap një mundësi tjetër. Kujt t’i djegë le ta mbajë.”

Nga ana tjetër, Jozefina Topalli u shpreh se tre personat që po drejtojnë sot jetën politike kanë një përgjegjësi të madhe për situatën në të cilën ndodhet sot vendi.