Atentati me tritol që tronditi Tiranën / Zbardhet mesazhi alarmant nga Turqia direkt pas shpërthimit të fuqishëm

257

Është bërë me dije se Preng Gjini, vëllai i Tonin Gjinit, i cili ishte shënjestër e një atentati me tritol ditën e djeshme, ka shpëtuar për mrekulli dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës, në rrotën nën sediljen pasagjerit. Mendohet se shpërthimi është kontrolluar me telekomandë në distancë. Dy makina të tjera përreth kanë marrë dëmtime, teksa të plagosur kanë mbetur dy kalimtarë. 45-vjeçari italian Silvano Barbadoni dhe 14-vjeçar.

Pranë zonës ku ndodhet shpërthimi ndodhet edhe një objekt i rëndësisë së veçantë, që është rezidenca ushtarake turke, që ruhet nga ushtarë të huaj dhe shqiptarë, Garda.

Madje një nga punonjësit aty duke biseduar për ngjarjen shprehet se menjëherë pas atentatin të ndodhur ka pasur edhe mesazhe në celularin e tij nga Turqia për ngjarjen, pasi aludonin për ndonjë akt terrorist ndaj kësaj qendre. “

Menjëherë pasi ndodhi ngjarja më erdhën mesazhet nga Turqia dhe më pyetën. Ishin nga ish-punonjës ushtarakë që kanë punuar në Shqipëri”, shprehet një nga punonjësit që nuk dëshiron të identifikohet për “Shqip”.

Policia shpreson që me anë të kamerave të sigurohen pamjet filmike dhe për të parë lëvizjet e dyshimta që kanë shoqëruar Gjinin gjatë lëvizjes me makinë, madje dhe ndonjë kalimtarë që mund të priste në afërsi të urës për të shtypur telekomandën e shpërthimit. Aludohet se Gjini mund të jenë ndjekur në distancë me makinë, ose dikush që e ka ndjekur lëvizjet nga lart e ka paralajmëruar se ai po udhëtonte drejt zonës së rrugës që të çonte te ish-NSHRAK-u.

Shpresa e vetme për të siguruar pamjet filmike duket se janë pikërisht kamerat e vendosur në zonë e sigurisë të veçantë të Rezidencës ushtarake turke, pasi aty kanë qenë pikërisht me rezolucion të lartë dhe më kënd rrotullues, pikërisht në krahun e rrugës kur ndodhi atentati. Kamera e sigurisë e rezidencës ushtarake turke besohet se ka filmuar të gjithë skenën.