Australia do të prodhojë raketa të vetë-komanduara brenda vendit

51

Kryeministri australian Scott Morrison gjatë ditës së mërkurë zbuloi planin e prodhimit të raketa të vetë-komanduara brenda vendit duke bërë me dije se bëhej fjalë për një investim prej 1 miliard dollarësh australiane. Më tej shtoi se qeveria do të bashkëpunonte ngushtë me një prodhues global të armëve si dhe SHBA-në.

“Krijimi i aftësive tona sovrane në tokën australiane është thelbësore për t’i mbajtur australianët të sigurt. Australia kërkon ‘vetëbesim’. Siç ka vërtetuar pandemia, që ka aftësinë për vetë-mbështetje, qoftë zhvillimi i vaksinave apo mbrojtja e Australisë, është jetike për të përmbushur kërkesat tona në një mjedis global në ndryshim,” tha Morrison.

Kryeministri theksoi se pandemia kishte zbuluar sesa e rëndësishme është që Australia të jetë e pavarur . Prodhimi i raketave në vend është vetëm një pjesë e përpjekjes për të riorganizuar mbrojtjen e Australisë dhe industrinë e saj lokale me investime të mëdha të shpërndara në 10 vjet. Morrison tha se raketat me burim lokal ishin të nevojshme për shkak të mundësisë së ndërprerjeve globale të zinxhirit të furnizimit. Ai shtoi se plani do të krijonte mijëra vende pune dhe gjithashtu mund të nxisë eksportet australiane.

Australia do të punojë ngushtë me SHBA-në për të rritur kapacitetin e aftësive të saj mbrojtëse. Të dy vendet janë pjesë e aleancës së inteligjencës “Five Eyes” së bashku me Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zelandën e Re.

“Ne do të punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në këtë nismë të rëndësishme për të siguruar që të kuptojmë se si ndërmarrja jonë mund të mbështesë më së miri nevojat e Australisë dhe nevojat në rritje të partnerit tonë më të rëndësishëm ushtarak,” tha ministri i Mbrojtjes Peter Dutton. Ndërmarrja mund të kapë vlerën e 40 miliardë dollarësh australianë në prodhim dhe eksport vendas, sipas Dutton./ DW

Descript.al