Author: E.D

Rusia ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të rasteve të reja me Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 3,388 të infektuar me koronavirus. Në total, numri i të prekrve në Rusia ka shkuar në 24,490. Virusi tashmë ka prekur të gjitha rajonet e Rusisë, përveç Altai në Siberinë Perëndimore, një nga zonat më pak të populluara në vend. Shumica e rasteve, 14.776, janë në Moskë. Departamenti i shëndetit të qytetit tha në një deklaratë të martën e 14 prillit se pret të ketë mungesë të shtretërve spitalorë në dy deri në tre javë, dhe po punon…

Read More

Në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës” emisari i posaçëm i sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është inkurajues. Në pyetjen se si e shikon ai bashkëpunimin rajonal në luftë kundër koronavirusit, para së gjithash të Kosovës dhe të Serbisë, duke marrë parasysh se Kosova tashmë i ka shfuqizuar taksat, Palmer është përgjigjur: “Mendoj se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është vërtet inkurajues. Ky është një lajm i rrallë i mirë në këtë situatë.…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur sot me shifren me tragjike te humbjes se jetes nga covid-19. Mësohet se 2.405 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në SHBA nga koronavirusi. Nga të dhënat që publikon OBSH, bëhet e ditur se në total numri i personave që kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës është 26.633. Sakaq, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 614.246. Kujtojmë se New York mbetet një ndër vendet më të goditura nga virusi në SHBA.

Read More

Disa periudha të distancimit social pa dyshim do të jenë të nevojshme deri në vitin 2022 për të parandaluar Coronavirusin e ri të bllokojë spitalet me të sëmurë në SHBA, theksojnë studiuesit e Harvardit në një studim të publikuar nga revista Science. Ekipi i Harvardit modeloi pandeminë nga COVID-19, sëmundje e shkaktuar nga virusi me hipotezën se do të ishte sezonal ashtu si viruset e tjerë të së njëjtës familje, përfshirë Coronaviruset përgjegjëse për ftohjet, që e duan dimrin. Simulimi i tyre duhej të përballej me shumë të panjohura mbi virusin e ri, të sapoardhur, të quajtur SARS-CoV-2, veçanërisht në…

Read More

Shefi i Kombeve të Bashkuara ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump për pasi ky i fundit tha se do të bllokojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit. Sipas Gutierres tani nuk është për të ndalur fondet për OBSH. “Tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese,” tha Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres. Trump kishte akuzuar më herët OBSH-në për “keqmenaxhim të situatës së shkaktuar nga koronavirusi dhe tha që SHBA do të bllokonte fondet në pritje të një rishikimi të situatës. Guterres…

Read More

Lufta me koronavirusin vazhdon, ndërkohë që numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 rritet dita-ditës. Sipas autoriteteve numri i të vdekurve në mbarë botën nga koronavirusi ka shkuar në 126 mijë e 539 persona. Vendi me numrin më të lartë të viktimave janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 25 mijë e 995 të vdekur. Pas SHBA-së vjen Italia me 21 mijë e 67 të vdekur. Në vend të tretë vjen Spanja me 18 mijë e 255 të vdekur dhe ndiqet nga Franca me 15 mijë e 729 të vdekur. 5-shen e parë të vendeve me numrin më…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ai ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se OBSH ka “dështuar në detyrën e saj themelore” në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit. Ai akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë dhe për këtë tha Trump duhet të mbajë përgjegjës. “Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet, ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pa nga afër zbatimin e masave kufizuese, në lidhje me qarkullimin e mjeteve të lejuara, si dhe të këmbësorëve me autorizime nga e-Albania. Veliu ka porositur shërbimet që të mos tolerojnë asnjë drejtues mjeti 4+1, i cili pavarësisht autorizimit që mund të ketë, lëviz jashtë fashave orare të lejuara, si dhe jashtë destinacionit për të cilin ka marrë autorizim. Gjatë një prononcimi për mediat, Ardi Veliu ka theksuar se do lejohen të qarkullojnë pa limit, vetëm makinat e transportit të mallrave, ndërsa makinat e vogla të bizneseve do të lejohen të…

Read More

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka vendosur për zbutjen e dënimeve pë personat që thyejnë rregullat e karantinës. Komisioni vendosi të zbuten dënimet e parashikuara në Kodin Penal të propozuara nga maxhoranca dhe që pritet të kalojnë në votim më 16 prill në parlament. Bëhet fjalë për të gjithë ata persona që do të kapen në shkelje të karantinës e masave të tjera të vendosura në kushtet e krijuara nga koronavirusi. Kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet në 5 burg. Por i vetmi dënim që mbetet është për ata persona që thyejnë masat dhe kjo…

Read More

Disa fotografi të shpërndara në urgjencën e spitalit Sinai-Grace në Detroit të SHBA-së tregojnë se trupat ruhen në dhomat e e lira dhe grumbullohen mbi njëra-tjetrën brenda njësive mbajtëse frigoriferike. CNN i mori fotot nga një punëtor i dhomës së urgjencës. Dy punonjës të tjerë të dhomave të urgjencës konfirmojnë se fotografitë janë një portretizim i saktë i skenës që po ndodh në spital gjatë fillimit të muajit Prill, gjatë ndërrimit të turnit 12 orësh që ata përshkruajnë si të jashtëzakonshme. Të dy burimet tregojnë për CNN se të paktën një dhomë ishte përdorur për të ruajtur trupat sepse stafi…

Read More