Author: G

171 punonjës policie janë proceduar penalisht gjatë vitit të kaluar në të gjithë vendin për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Referuar të dhënave të siguruara nga raporti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme, rezulton se 104 prej tyre janë oficerë të nivelit zbatues, si efektivë të rendit, patrullave të përgjithshme, apo specialistë zone. 66 punonjës të tjerë janë të nivelit të parë drejtues, kryesisht drejtorë dhe shefa  komisariatesh dhe një tjetër i nivelit të mesëm. Nga 171 punonjësit e policisë të proceduar në total, 45 prej tyre janë arrestuar dhe janë hetuar…

Read More

Babai i dy fëmijëve ishte 45-vjeçari i cili u vra në orët e para të së Shtunës, jashtë shtëpisë së tij në Thebes. Kostas Tsaftarides ra i vdekur në mes të rrugës, ndërsa autori thuhet se u arratis në një makinë blu. Ai kishte një kompani ndërtimi dhe një kompani me qira makinash. Sipas ekzaminuesit mjekësor, trupi i 45-vjeçarit ka gjashtë plagë me armë zjarri. Katër nga dëmtimet në trup, një në kokë dhe një në kofshë. Sipas raportit, autorit, i cili po shikonte pronarin e ndërmarrjes së ndërtimit dhe e qëlloi atë sapo arriti në shtëpinë e tij, i…

Read More

Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë. 20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën sot në sheshin “Nënë Tereza” dhe brenda muajit gusht do të futen në qarkullim, ndërsa investimi do të kompletohet gradualisht edhe me 22 mjete të tjera. Linja e gjelbër unazore në Tiranë, miqësore me mjedisin, synon një mbulim të gjerë dhe integrim me rrjetin ekzistues të transportit, duke iu dhënë mundësi qytetarëve që të udhëtojnë në distanca më të gjata me një linjë transporti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kjo është një…

Read More

Autoritetet shëndetësore po përgatisin planin e ri të menaxhimit të situatës së COVID në stinën e vjeshtës ku pritet të ketë rritje të rasteve e përkeqësim. Kështu bëri të ditur kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli. Rakacolli tha se po përfundojnë strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje me survejancën dhe më pas organizimin e sistemit shëndetësor për përballimin e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin së shpejti. ‘Vjeshta është sfidë sivjet, sërish do të shikojmë sesa influencon virusi, pasi akoma nuk dihet qartë se sa zgjat imunizimi qoftë ai natyral qoftë nga vaksina. Do të shikohet…

Read More

Lidhur me një lajm që ka qarkulluar në disa media, se këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale në Ministrinë e Mjedisit, kur ky dikaster drejtohej nga Fatmir Mediu si dhe për 65 udhëtime në SHBA-BE të paguara nga paratë e shtetit, ka reaguar më fund vetë ajo. Në një postim të gjatë në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka bërë me dije se lajmet që qarkullojnë nuk janë të vërteta, ndërsa ka shtuar se nuk ka firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë. Këngëtarja gjithashtu mohon që udhëtimet e…

Read More

Kosova fiton medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios. Distria Krasniqi ia ka dalë të triumfojë edhe në finalen e madhe të xhudos, duke siguruar medaljen e artë në kategorinë 48 kg. 25-vjeçarja triumfoi ndaj japonezes Tonaki Funa në finale. Një sukses i madh për Krasniqin, teksa kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në historinë e Lojërave Olimpike. Të parën e fitoi Majlinda Kelmendi pesë vite më parë në Olimpiadën e Rios në Brazil.

Read More

Policia e Korçës ka njoftuar se vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Në kuadër të këtyre kontrollove, është arrestuar një 32 vjeçar pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri. Blutë kanë njoftuar se është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip automatik me municion. “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të komisariateve në varësi të saj, vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e plazhit të vjetër në Durrës, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike. “Nga 15 qershori deri më sot janë më shumë se 14 mijë vizita dhe shërbime që janë ofruar për pushuesit vendas dhe të huaj. Janë më shumë se 10 mijë pushuesit vendas që kanë marrë shërbime në këto qendra shëndetësore verore, ndërkohë që më shumë se 4 mijë janë pushues të huaj, turistë, të cilët kanë ardhur dhe kanë marrë shërbime falas në këto qendra”, bëri me dije Manastirliu. Ministrja…

Read More

Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një reagim të fortë, ku thotë se Sali Berisha tani është kthyer në një letër të zbehtë; që nga dita kur Amerika e shpalli ‘non grata’ e të korruptuar dhe minues të demokracisë. “Kandidatët e Kuvendit, nuk kanë ku fusin duart në pantallona kur vjen Berisha. Berisha tani është i rrahur nga Amerika dhe nga e vetja, por për këta që janë të rrahurit e tij, ai është zoti. Kandidati nuk di ç’të bëjë: Të ngrihet më këmbë?! Po të ngrihet mund ta shikojë kryetari tjetër i PD që ndoshta nuk e do…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Hamallaj, Durrës, ku si pasojë e aksidentit ka mbetur e vdekur një person. Blutë bëjnë me dije se G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë E. H., e cila ishte pasagjere në mjet. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”, -deklaron policia.

Read More