Autoritetet greke publikojnë foton: A është ky shqiptari që vrau nënën 20-vjeçare?

2719

Mediat greke kanë publikuar ditën e djeshme një identikit, për të cilin thonë se i përket një shqiptari dhe është kreu i një bande që kreu vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch gjatë një grabitje.

Ka qenë dëshmia e burrit të saj, me profesion pilot, që ka zbuluar disa të dhëna shumë ndihmuese për autorët.

Nga të dhënat që bashkëshorti i Carolinës dha lidhur me grabitësin që sipas tij ishte biond, i shkurtër, rreth të 40-ve dhe i ashpër, hetuesit grekë hodhën në skicë një profil të mundshëm të kriminelit.

Sipas hetuesve të policisë fqinje ka shumë të ngjarë që personi në fjalë të jetë shqiptar, madje atë e kanë përshkruar si njeri mizor që i urren gratë.

Rrethi është ngushtuar dhe autoritetet greke duket se janë shumë pranë zbardhjes së ngjarjes së rëndë edhe pse grabitësit nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vilën e çiftit.