Duket se autostrada Tiranë-Elbasan, nuk po gjen paqe nga rrëshqitjet e dherave.
Reshjet e dendura që kanë rënë ditët e fundit ka bërë që të ketë rrëshqitje të dheut në Mushqet të njësisë administrative Krrabë pranë autostradës Tiranë-Elbasan.
Rrëshqitje e dheut është e konsiderueshme, pasi ka shkuar deri tek barriera anësore e autostradës. Përveç rrezikut se rrëshqitja mund të jetë më e madhe dhe të bllokojë autostradën, rrezik i madh mbetet edhe për shtëpitë sipër rrugës.
©Copyright Descript.al
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.