Baba i dy vajzave dhe pa sëmundje shoqëruese / Koronavirusi i merr jetën në moshën 39-vjeçare DJ të njohur

327

Covid-19 nuk kursen as të rinjtë tashmë, pasi mësohet se i ka marrë jetën në moshën 39-vjeçare Dj Decibel.

Dj i njohur grek, Dimitris Bello ka ndërruar jetë në spitalin ‘Gennimata’, ku ishte i shtruar prej disa ditësh.

Mediat greke bëjnë me dije se 39-vjeçari, babai i dy vajzave nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese dhe se në fillim kur kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 kishte simptoma të lehta, por më pas gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.