Babai i Çiljeta Xhilagës me koronavirus, në gjendje të rënduar shëndetësore

108

Ditën e sotme është zbuluar se babai i këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të covid-19. Lajmin e ka bërë me dije moderatori Isli Islani, i cili tregoi se artistja nuk kishte mundur të bëhej pjesë e emisionit dhe kishte njoftuar se babai i saj ndodhet në spital.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Wake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, bëri të ditur Isli. /Descript.al/