Babai sherr me djalin, nxjerr thikën dhe e qëllon! Policia jep detaje për ngjarjen

173
Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku babai ka goditur me thikë djalin e tij.

Lajmin e ka bërë me dije policia, e cila ka njoftuar se ka arrestuar G. V., 63-vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive te dobëta ka qëlluar me thikë djalin e tij, i cili tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.