‘Banorët të largohen nga ishulli’ / Sizmiologu grek bën parashikimin e frikshëm: Tërmeti i 30 tetorit nuk ishte asgjë para asaj që do ndodhë!

144

Akis Tselentis, kreu i Institutit të Gjeo-Dinamikës në Athinë, ka bërë një parashikim të frikshëm në lidhje me ishullin Samos në shtetin helen, vetëm pak ditë pas tërmetit të fuqishëm e shkatërrimtar, që goditi zonën me Greqisë dhe Turqisë.

Duke folur për mediat greke, Tselentis është shprehur se pritet një tërmet edhe më i fuqishëm se tërmeti 6.4 të shkallës Rihter më 30 tetor, e për këtë ai ka kërkuar largimin e banorëve prej ishullit.

“Mos i lini njerëzit që të presin vdekjen aty. Është krejtësisht e pazakontë që një tërmet me forcë 6.4 të shkallës Rihter të ketë këto pasgoditje. Parashikoj një tërmet tjetër edhe më të fuqishëm referuar këtyre të dhënave”, është shprehur ai duke ngjallur mjaft reagime në Greqi.