Basha arrin marrëveshje me Dashamir Shehin e Nard Ndokën, asnjë lajm nga LSI dhe PR

96

Partitë opozitare në vend duket se po arrijë marrëveshjet parazgjedhore për mënyrën se si do të përfaqësohen në zgjedhjet e 25 prillit.

Një ditë më parë një nga aleatët më të fortë të PD, Partia Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu, prezantojë 36 kandidatët e saj, duke i dhënë një mesazh të qartë Lulzim Bashës se nëse nuk ka një marrëveshje të shpejtë, PR mund të kandidojë jashtë koalicionit opozitar.

Por pak orë më pas në selinë blu është parë të shkojë kreu i PAA, Arben Duka me të cilin Basha arriti marrëveshjen për të garuar në një listë.

Pas Dukës, Basha ka arritur të njëjtën dakordësi edhe me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi dhe atë të Demokristianëve, Nard Ndoka.

Nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera me aleatët opozitare, por deri më tani, dy paritë opozitare me më shumë mbështetës PD dhe LSI duket se do të garojnë të ndarë në 25 prill, e më pas duke ja lënë kohës, të përfshihen në koalicion pas zgjedhor, nëse numrat me mandatet e marra më 25 prill do ti siguronin marrjen e pushtetit.