Basha e bëri deputet, Vangjel Dule shpërthen dhe masakron PD

1266

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, i ftuar në ABC ka deklaruar se një kandidat i PD-së ka bërë fushatë kundër votës për atë si kandidat.

Dule ka deklaruar se kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën Gent Strazimiri, është ai që bëri fushatë kundër tij.

“Nuk kam qejfmbetje në politike. Në 2014 hyra në një bashkëpunim me PD dhe vijojmë të jemi pjesë e saj. Janë kandidatë të PD ato që kanë sponsorizuar. Është kandidat i Partisë Demokratike ai që e ka financuar. Tre katër ditët e fundit të fushatës ishte Gent Strazimiri ishte ai që e ka financuar.

Ishte e paimagjinueshme që të shikoja video të tilla që nuk i bëjnë dëm Dules, por PD-së në Tiranë

Votat e PBDNJ janë vjedhur dhe nuk janë reale, unë pas një viti do të bëj dhe të mundur që të nxjerr saktësisht votat e partisë”, ka thënë Dule.