Basha ia shtron me kos dhe byrek në Lushnjë: Edhe kur jam në Durrës vij këtu kastile

Basha shpjegoi se këtë dyqan e ka të preferuar dhe se ndalon gjithmonë në këtë vend për të ngrënë byrekë.

89

Kryedemokrati Lulzim Basha ia ka shtruar me kos dhe byrek në Lushnjë. Basha ka hyrë në një nga dyqanet e byrekut, ku edhe ka komplimentuar punonjësit e këtij biznesi.

Basha shpjegoi se këtë dyqan e ka të preferuar dhe se ndalon gjithmonë në këtë vend për të ngrënë byrekë. Ai tha se në këtë dyqan nuk ka shkuar për fushatë po vetëm për të ngrënë byrekë.

Fjala e Bashës:

“Njerëzit nuk e dinë që unë e kamë këtë stacionin që ndaloj gjithmonë. Kur shkojë në Sarandë, Vlorë, madje edhe kur shkojë në Durrës i bie këtej kastile që të marr byrekun tuaj. Këtë e kam stacionin tim të përhershëm. Vij gjithmonë kudo që e kam rrugën për të marrë byrekun tuaj. Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë këtu jam si në shtëpinë time. Sa herë që shkoj në jug këtu e kam pikën e ndalesës. A mundësia ta hapim edhe një në Tiranë“, tha Basha.

Biseda e Bashës me kamarierin:

Basha: Dhalla ka mbaruar që më solle ujë?

Kamarieri: Jo ju kemi sjellë kos dele

Basha: A shumë mirë, ju falenderoj nga zemra.