Krydemokrati Lulzim Basha është shprehur se ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.
Sipas Bashës, këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime.
Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!” shkruan Basha.