Basha: Ruani çdo faturë të kurimit nga Covidi se pas 25 prillit do t’u kthej lekët mbrapsht

219

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve, që të ruajnë çdo faturë të kurimit nga koronavirusi që nuk është rimbursuar nga qeveria.

Sipas Bashës,  pas 25 prillit, kur ai të vijë në pushtet do ta bëjë këtë gjë përmes një skemë që po punon për të lehtësuar krizën ekonomike në familjet shqiptare.

“Ruajini faturat e kurimit të COVID pasi qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka që në borxhin ku ju u ka mbytur kjo qeveri të mos jetë një gur në qafën tuaju por po mundohemi mundohet t’ua lehtësojmë sa më shumë dhe për këtë po punojmë për një skemë që të jemi në gjendja ta vënë në zbatim pas 25 prillit . Regjistroni çdo shpenzim real të cilën kjo qeveri nuk e rimburson duke iu zhytur në krizë financiare”, tha Basha gjatë një takimi me mjekë dhe infermierë.