Veprimi i sotëm i kryedemokratit Lulzim Basha i cili shfaqet duke drejtuar makinën pa rrip sigurimi ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta. Midis shumë kritikuesve është edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe i cili i drejtohet ashpër kreut të opozitës pasi ky i fundit nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
“Vendos rripin ooooo rryp! Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh ne dreke. Ligji nuk ndryshon se je ti” – thotë Erion Braçe.
Ishte bashkëshortja e Bashës, Aurela ajo e cila publikoi një foto, ku çifti shfaqet në makinë duke udhëtuar, ndërsa në timon ndodhet kreu i PD, mirëpo nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.