BE akuzon ”Apple” për thyerje të rregullave të konkurrencës

47

Rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë akuzuar kompaninë ‘’Apple’’ për shtrembërimin e konkurrencës në tregun e transmetimit të muzikës.

Gjigandi i teknologjisë akuzohet për abuzim me pozicionin e tij dominues në treg, duke bërë që zhvilluesit e aplikacioneve muzikore të përdorin sistemin e blerjes brenda aplikacioneve të Apple për të shpërndarë shërbimet e tyre.

Zhvilluesit e aplikacioneve duhet t’i paguajnë Apple 30% komision për të gjitha pajtimet që vijnë përmes App Store nën marrëveshjen e licencimit.

Është hera e parë që Brukseli ngre akuza të tilla kundër Apple, pavarësisht përplasjeve të vogla në të kaluarën. Nëse çështja ndiqet penalisht, BE mund të vendosë gjobë deri në 10% të xhiros globale të Apple, pra deri në 27 miliardë dollarë, shkruan Daily Mail.

Komisionerja Evropiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager, tha se kishte shenja të qarta se rregullat e Apple po ndikonin në zhvillimin e biznesit të rivalëve të muzikës dhe preknin më shumë zhvilluesit e aplikacioneve.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.