BE: Bisedimet Kosovë-Serbi vazhdojnë të dielën, diskutohet për komunitetet jo-shumicë dhe pronën

12

Ditën e diel, ne Bruksel pritet të vijojnë bisedimet mes zyrtarëve të lartë shtëtëror të Kosovës dhe Serbisë për temat e ngritura në takimin e fundit në nivelin më të lartë politik. Këtë lajm e ka bërë me dije përmes nje deklaratë zëdhënësi i BE-së, Peter Strano.

“Diskutimet do të vazhdojnë mbi temat e ngritura në takimin e fundit politik të nivelit të lartë. Këto janë marrëveshje mbi komunitetet jo-shumicë dhe zgjidhjen e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe pronës, e cila është deri në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme,” tha Stano.

Ai u shpreh gjithashtu se ka besim në harmonizimin e politikës së jashtme serbe me politikën e BE-së, përderisa Serbia është një vend në proces bashkimi me BE.

Ai zbuloi se pritet të diskutohet dhe mbi sanksionet e njoftuara kundër atyre personave përgjegjës pë dhunën në Bjellorusi.

“Shpresojmë të shohim së shpejti sanksionet evropiane të njoftuara kundër atyre që janë përgjegjës për shtypjen e papranueshme në Bjellorusi. Ne presim që vendet në procesin e bashkimit me BE të bëjnë përparim në harmonizimin e politikave të tyre me politikat e BE. Kjo nuk është në diskutim”,-shtoi Stano.