Bëhet zyrtare/Vedat Murriqi është futbollist i Lazios. Kjo është paga e yllit të Kosovës

114

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi është bërë zyrtarisht futbollist i Lacios.

Muriqi, i cili shkëlqeu sezonin e fundit me Fenerbahçen në Turqi, ka nënshkruar këtë pasdite kontratën e re me bardhekaltrit.

Operacioni i merkatos i ka kushtuar Igli Tares 18 milionë euro plus bonuset.

Ndërkaq, Muriqi do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Kjo është goditja e tretë për Lazion në këtë merkato pas mbërritjes së Gonzalo Escalante e Pepe Reina.