Beqaj: Ishte një vit i vështirë, shkodranët nuk e kanë inat Edi Ramën

170

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke folur në Kuvend është shprehur se ky vit ka qenë i vështirë për vendin tonë.

Por, Beqaj ka bërë me dije se edhe pse në një kohë pandemie, qeveria shqiptare është e vendosur për të investuar dhe zhvilluar Shqipërinë.

“Ky ishte një vit i vështirë. Kemi bërë shumë për të rikuperuar pasojat e pandemisë. Sot financojmë 120 milionë euro për të zhvilluar vendin. Jemi të vendosur të çojmë përpara zhvillimin e Shqipërisë.

Parashihet ristaurim i Kalasë së Rozafës, parashihet rikualifikim urban në disa zona të Shkodrës. Po filluam punimet në Velipojë. Të gjithë ata që mendojnë se Edi Rama dhe qeveria e tij ka inat Shkodrën, janë këta projekte që dëshmojnë të kundërtën”, u shpreh Beqaj.