“Beqare apo e zënë”, Fifi ju jep njëherë e mirë fund aludimeve dhe zbulon statusin aktual

159

Filloreta Raçi, e njohur në botën e muzikës si Fifi ka ndarë shpesh detaje nga jeta e saj private me fansat, duke treguar se është e dashuruar. Pak javë më parë ajo vendosi të fshinte të gjithë personat që ndiqte nga ‘Instagram’ përveç njeriut të zemrës dhe ky ishte prezantimi i veçantë që i ‘serviri’ ajo fansave dhe jo vetëm.

Mirëpo vetëm pak kohë pasi bëri publike lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë, këngëtarja tha se ishte ‘single’ duke treguar se ishte ndarë nga Xhuljo Tabaku, djali që i kishte vjedhur zemrën.

Edhe së fundmi ajo ka përforcuar aludimet, duke treguar se është 100 për qind beqare dhe i ka dhënë fund romancës së bujshme.

“Je single apo e zënë?”,  e pyeti një prej fansave/ndjekësve , gjatë një bashkëbisedimi në Instagram Story. “Single 100”, u përgjigj ajo me doza sinqeriteti.

Ndërsa një tjetër e pyeti nëse “gjendet lumturia përsëri kur je e lënduar shpirtërisht”, dhe ajo u shpreh: “Gjithçka që humbet, gjendet prapë”, ndoshta duke treguar dhe përjetimet personale. /Descript.al/