Berisha i zbulon udhëtimin e fshehtë Ramës: Ka shkuar për t’u vaksinuar kundër koronavirusit

1300

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është nisur me avion në dispozicion për në Emirate të Bashkuara Arabe.

Berisha thotë se Rama mund të ketë shkuar në këtë shtet për tu vaksinuar kundër koronavirusit.

Reagimi i Berishës:

Edvin Hajduti niset me avion të veçantë për në Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojnë se sot Edvin Hajduti është nisur me avion në dispozicion për në Emirate të Bashkuara Arabe.

Nuk dihet qëllimi i këtij udhëtimi të fshehtë dhe pikërisht në 1 vjetorin e tërmetit që goditi rëndë vendin tonë. Flitet se vaksinimi anticovid mund të jetë arsyeja kryesore e këtij udhëtimi blic pasi thuhet se nesër do kthehet në Tiranë.

Miq, pavarësisht nga arsyeja e këtij udhëtimi blic, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe përdorimin nga Edvin Hajduti të avionit në dispozicion në vend të linjave tregtare.

Një udhëtim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungese oksigjeni. sb