Berisha: Pas hebrenjve, shqiptarët populli që përjetoi më shumë gjenocide e krime monstruoze

68

Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Kujtesës ose Dita e Përkujtimit të Holokaustit.

27 Janari përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqëndrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmit.

Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe romë.

Politika shqiptare e ka kujtuar sot këtë Ditë dhe disa prej liderëve të saj kanë shkruar mesazhet e tyre në përkujtim të viktimave të Holokaustit.

Mes tyre është edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, shqiptarët kanë dy arsye madhore për të kujtuar dhe nderuar më shumë se çdo komb tjetër viktimat e Hollokaustit.

“Pas hebrejve ne jemi kombi i cili qe nga mesi i shekullit 19-te gjer ne fundin e viteve 90 te shekullit qe kaloi perjetuam barbari dhe genocide e krime monstruoze kunder njerezimit nga te huaj dhe rregjimi komunist i Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore, te cilat njelloj si ploja naziste qe synonte shfarosjen e hebrejve kishin si qellim spastrimin etnik dhe zhdukjen e shqiptareve”.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Sot dita e kujteses te viktimave te Hollokaustit.

Miq, sot njerezit e lire ne mbare boten perulen me ndrim te thelle para kujtimit te mbi gjashte milione viktima hebrenj, te cilet per shkak te etnise dhe besimit te tyre u grine nga nazistet dhe bashkpuntoret e tyre ne plojen me mizore qe Europa ka njohur ne kohera.

Ne shqiptaret kemi dy arsye madhore per te kujtuar dhe nderuar me shume se sa çdo komb tjeter viktimat e Hollokaustit.

Se pari, ne vitet e gjahut me te eger te nazisteve dhe bashkepuntorve te tyre kunder hebrenjve, Mbreti Zog por edhe qeverite shqiptare te viteve te luftes, qytetaret e thjeshte shqiptar bene gjithçka kishin ne dore per shpetimin e hebrenjve nga gjahtaret e tyre xhelat duke na lene keshtu nje trashegimi qe ben dhe do te bej krenar çdo shqiptar.

Se dyti, pas hebrejve ne jemi kombi i cili qe nga mesi i shekullit 19-te gjer ne fundin e viteve 90 te shekullit qe kaloi perjetuam barbari dhe genocide e krime monstruoze kunder njerezimit nga te huaj dhe rregjimi komunist i Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore, te cilat njelloj si ploja naziste qe synonte shfarosjen e hebrejve kishin si qellim spastrimin etnik dhe zhdukjen e shqiptareve.

Nderim kujtimit te viktimave te Hallokaustit dhe te gjithe atyre qe per shkak te etnise, rraces, besimit fetar, bindjeve politike humben ne kohra jeten e tyre! sb