Bie ndjeshëm numri i vdekjeve nga Covid-i në Maqedoninë e Veriut, por rritet ai i të infektuarve

50

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3109 testime, nga ku janë konfirmuar 1182 raste të reja me Koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, raportohen 707 pacientë të shëruar, prej të cilëve 375 janë në Shkup, 53 Tetovë, 46 Pirlep, Kumanovë 33, Gostivar 21, etj.

Ministria maqedonase e Shëndetësisë njofton se nga 25 pacientë të vdekur, shtatë janë nga Shkupi, katër nga Kumanova, një nga Shtipi, tre nga Prilepi, tre nga Tetova, dy nga Velesi, një nga Manastiri, një nga Kavadri, du nga Gostivari, një nga Strumica dhe një nga Krusheva.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 53.631 pacientë ku prej tyre 31.659 janë shëruar dhe 1.487 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoni ka 20.485 raste aktive me Koronavirus.