Bie numri i pacientëve me variantet e reja të Covid-19 në Britani

49

Rastet e “variantit të ri” të Covid-19 po bien në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, sipas sekretarit të shëndetit të vendit, Matt Hancock, i cili u u shpreh se masat shtesë në kufi dhanë rezultate, raporton CNN.

Britanikët që mbërrijnë në shtëpi nga vendet “me rrezik të lartë” duhet t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore në hotel me shpenzimet e tyre në një përpjekje për të forcuar kontrollet kufitare për të frenuar një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në botë.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në Evropë, me më shumë se 120,000 viktima dhe mbetet nën kufizime të rrepta, pjesërisht për shkak të një varianti të ri, më të transmetueshëm të koronavirusit të zbuluar për herë të parë në Anglinë juglindore. Variantet e tjera, përfshirë ato të zbuluara për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Brazil, janë gjithashtu duke u përhapur në të gjithë botën.

“Në javën e fundit kishte një numër më të vogël të rasteve, në krahasim me disa javë më parë,” tha Hancock në Sky News të martën në mëngjes.

“Pra, masat shtesë që po marrim në kufi po funksionojnë dhe gjithashtu rënia e rasteve e bën shumë më pak të mundshme që të ketë variante të reja këtu sepse variantet e reja priren të rriten në një zonë që ka shkallë të lartë e rasteve, “shtoi ai.

I pyetur se si plani i qeverisë për të lehtësuar bllokimin në Angli, paraqitur të hënën, do të ndikojë në përhapjen e varianteve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit, Hancock u përgjigj: “Epo, lajmi i mirë është se numri i rasteve të varianteve të reja që po gjejmë në të gjithë MB ka rënë mjaft ndjeshëm gjatë muajit të fundit “.

“Puna e vazhdueshme” është e nevojshme për të kuptuar efektivitetin e vaksinave kundër varianteve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit, tha ai, dhe kjo do të ndikojë në një rishikim të qeverisë për kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar, të njoftuar dje.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.