Bill Gates kritikon testimet në SHBA: Janë mbeturina

104

Bill Gates ka folur kundër testeve për koronavirusin në SHBA në një intervistë me CNBC, duke thënë se shumica e testeve janë “mbeturina” pasi vonojnë rezultatet.

Gates, ish CEO dhe themeluesi i Microsoft, beson se njerëzit duhet të marrin rezultatet më shpejt në mënyrë që ata të jenë në gjendje të “ndryshojnë sjelljen e tyre që ata të mos infektojnë njerëzit e tjerë.”

“Gjëja më e thjeshtë, që ka të bëjë me një marrëzi të tillë, është që ju nuk duhet të rimbursoni dikë për të bërë një test që i duhet më shumë se 48 orë për të nxjerrë rezultatin,” tha Gates.

“Ky test është një humbje kohe. Dhe për të gjithë këta numra se sa ne testojmë, shumica janë thjesht mbeturina ,” shtoi ai, duke e quajtur “çmenduri” të paguhet për rezultatet e testit që mund të zgjasin më shumë se tre ditë dhe deri në një javë të plotë.

SHBA ishte e ngadaltë për të përfunduar testimin në mbarë vendin në fazat e hershme të pandemisë, dhe ekspertët thonë se koha e kthimit të rezultateve ka vështirësuar aftësinë e vendit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

/Descript.al/