Blindohet Greqia, përshpejton punën për ndërtimin e gardhit në kufirin greko-turk

121

Qeveria greke ka vendosu të përshpejtojë punën në lidhje me ndërtimin e gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros, i cili pritet të përfundojë në prill të vitit 2021.

Së bashku me ndërtimin e gardhit të ri, 26 km të gjatë dhe 5 metra të lartë, pjesët e vjetra prej 10 km janë duke u azhurnuar me shtimin në anën greke të një kangjelle metali të fortë të vazhdueshëm, gjithashtu të bërë prej çeliku, me një lartësi totale prej 4.3 metrash.

Gardhi i ri do të përbëhet nga një parmak i fortë çeliku metali. Së bashku ata po ndërtojnë punime tokësore për mirëmbajtjen, azhurnimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja për mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e barrierave artificiale përgjatë lumit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi gardhi është për të mbajtur të sigurt qytetarët grekë.

“Ndërtimi i gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros ishte më e pakta që qeveria mund të bënte për t’i bërë qytetarët grekë të ndiheshin të sigurt” tha Mitsotakis, duke shtuar se puna po përparon me shpejtësi, projekti do të përfundojë në prill 2021 siç ishte planifikuar.

400 roje të reja të përhershme kufitare po marrin detyra të menjëhershme në Evros, 800 të tjerë në ishujt e Egjeut Lindor dhe 480 të tjerë në pjesën tjetër të Greqisë.

Projekti përfshin përfitime të shumta, pasi përveç karakterit të tij themelor mbrojtës-parandalues, ai do të funksionojë gjithashtu si një projekt modern i kontrollit të përmbytjeve i udhëhequr nga njëra anë nga gjeomorfologjia speciale e Evros dhe nga ana tjetër nga respekti për prodhimin bujqësor vendas.