Braçe ironizon të djathtët: Qentë lehin, puna shkon përpara

189

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar të djathtën duke publikuar fotot e rrugës së Cermës. Sipas Braçes, qentë lehën fort si talebanë dhe kriminelë por puna shkon përpara.

Braçe thekson se asgjë tjetër nuk ka vlerë, veç shërbimit për njerëzit dhe punës për ta.

“Vazhdojmë punojmë. Sepse nuk ishte “ASFALT ELEKTORAL”, “Punë për zgjedhje”. Rruga e Cermave ecën Tani ne territorin e Cerme Shkumbin! Qente lehen, madje lehen fort sic nje taleban e kriminel e ben perhere;

Por puna shkon përpara. Sherbim per njerezit! Pune per ta! Asgje tjeter nuk ka vlere! Kush peshtyu punen e shiti peshtymen per 50 mije leke, turpin te mbaje!”, shkruan Braçe.