Brenda spitalit “Covid 1″/ Të shtruarit në gjendje të rëndë, mes tyre dhe shumë të rinj

245

Shqipëria ka hyrë në fazën kritike të pandemisë së Covid-19. Çdo 24 orë raportohen mbi 1000 raste të reja me të infektuar nga coronavirusi. Ndërkohë, është rritur ndjeshëm numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Në shërbimin infektiv ku gazetarja jonë, Alma Demiraj ndodhen, po shkohet drejt kapacitetit të plotë. Aktualisht po trajtohen 100 pacientë me Covid.

Gazetarja: Sa vjeç jeni?

Pacientja 1: 58

Gazetarja : Sa ditë keni që keni ardhur këtu

Pacientja 1: Këtu sot kam ardhur, por simptomat kanë 10 ditë që më kanë filluar. Më filloi temperatura me pak, kujtova se ishte grip. Sot më filluan teshtimat, për tre dita kisha temperaturë 39 e gjysmë, kisha këputje kockash.

Gazetarja: Temperaturë të lartë keni pasur?

Pacienti 2: Vetëm një ditë kisha temperaturë 38, kam 11 ditë që kam bërë kurën në shtëpi.

Në shërbimin infektiv vijnë e shtrohen çdo natë 25 deri në 30 pacientë, por ajo që është karakteristikë ndryshe nga të gjitha muajt e pandemisë që kaluam është se po preken moshat e reja dhe po shfaq klinikë të rëndë tek ata.

Gazetarja: Sa vjeç jeni ju? Sa ditë keni në spital?

Pacienti 3: 45 vjeç dhe vij nga Elbasani dhe këtu në spital po bëj gati një javë. Një javë me temperaturë në shtëpi me shpresë së do kalonte, pastaj shkova me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por ata më rekomanduan sepse nuk mund të më përballonin.

Gazetarja: Sa vjeç jeni ju? Keni qenë rëndë kur keni ardhur ne spital?

Pacienti 4: 36 vjeç dhe vij nga Vlora. Po bëj që nga e hëna. Oksigjenin po bëj 5 ditë që e kam vënë.

Mjekët dhe infermierët që tanimë po bëjnë pothuajse një vit që trajtojnë pacientë me Covid thonë se është një situatë kritike ku po riskojnë shumë përveç atyre që kanë sëmundje të tjera dhe të moshuarve edhe moshat e reja pa sëmundje bashkëshoqëruese.