Britania e Madhe ndërpret vaksinimin me AstraZeneca të të rinjve nën 30 vjeç

57

Të rinjve nën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar do t’ju ofrohet një vaksinë alternative Covid19 dhe jo AstraZeneca për shkak të provave që e lidhin atë me mpiksjen e rrallë të gjakut.

Rekomandimi vjen pas një rishikimi nga rregullatori i barnave në MB që zbuloi se deri në fund të Marsit 79 njerëz kishin vuajtur mpiksje të rrallë të gjakut pas vaksinimit, 19 prej të cilëve kishin vdekur.
Rregullatori tha se kjo nuk ishte provë që vaksina kishte shkaktuar mpiksjen,
por thuhet që lidhja me vaksinën po bëhet më e fortë, raporton BBC.

Rishikimi nga Agjencia e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) zbuloi:
79 rastet dhe 19 vdekjet ndodhën pasi u bënë 20 milionë doza, duke pasur një rrezik prej rreth katër në një milion të zhvillimit të një mpiksje gjaku.
Gati dy të tretat e rasteve të mpiksjeve të rralla janë parë tek gratë.
Personat që vdiqën ishin të moshës midis 18 dhe 79, me tre prej tyre të moshës nën 30 vjeç.
Të gjitha rastet e regjistruara ndodhën pas dozës së parë.
Kjo vjen ndërsa rregullatori i ilaçeve të BE-së thotë se mpiksjet e pazakonta të gjakut duhet të renditen si një efekt anësor i mundshëm shumë i rrallë i vaksinës AstraZeneca, por që përfitimet tejkalojnë rreziqet. Disa vende evropiane kanë kufizuar përdorimin e vaksinës.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se rishikimi konfirmoi se vaksina AstraZeneca është “e sigurt, efektive dhe përfitimet tejkalojnë rreziqet për shumicën dërrmuese të të rriturve”.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016