Ç’do bëjë opozita në ditët në vazhdim? Lulzim Basha mbledh fituesit dhe humbësit e 25 prillit

115

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në një takim kandidatët fitues dhe jo fitues të zgjedhjeve të 25 prillit.

Çështja kryesore e këtij takimi është diskutimi mbi aksionin opozitar, pozicionimin e demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit dhe kur PD do të jetë pjesë e parlamentit.

Ndërkaq, mesditën e kësaj të marte Basha u shpreh se do të jetë pjesë e Kuvendit dhe betejën do e zhvillojnë brenda institucionit edhe pse ai nuk i njeh zgjedhjet e fundit parlamentare.