Ceferin: Evropiani 2021 do të ndryshojë formulë

60

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka deklaruar se formula e zhvillimit të Evropianit në disa shtete do të ndryshojë.

“Ne jemi të sigurt se do të luhet, por ndoshta vetëm në një vend,” – tha numri 1 i qeverisë evropiane të futbollit.

Sa i përket formulës “Final Four” të Ligës së Kampionëve, Ceferin theksoi: “Është një opsion, por pas vitit 2024. Formati i vitit të kaluar u favorizua nga koronavirusi, por ishte interesant. Një finale me 8 skuadra është e vështirë, për shkak të kalendarit, por një “Final Four”, me një javë futboll, do të ishte një ngjarje e shkëlqyeshme që mund të organizohej në qytete të mëdha”, është shprehur Ceferin në një intervistë për mediat spanjolle.