“Çfarë bëre”? Ekzekutori i biznesmenit në Himarë: Mbylle gojën se do të vras edhe ty!

296

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Himarë, ku u vra biznesmeni Niko Goro, ndërsa motra e tij u plagos në këmbë.

Autori Kliti Leka që jetonte në Tiranë pasi shkoi në Himarë dhe ndoqi lëvizjet e biznesmenit, sapo doli nga marketi i motrës së tij e qëlloi duke e lënë të vdekur.

Pasi dëgjoi të dhënat dhe ulërimat e motrës së biznesmenit, e cila mbeti e plagosur me një plumb në këmbë, pastruesja doli jashtë me shpejtësi për të parë cfarë kishte dhe ndodhur dhe iu drejtua autorit me fjalët “çfarë bëre?” 53-vjeçari Leka gjakftohtë, iu kthye duke i thënë “Mbylle gojën se do vras edhe ty”! Më pas autori u largua nga vendi i ngjarjes, por arratia nuk zgjati shumë pasi u prangos, transemton Abc News.

Konflikti dhe vrasja

Në tokën e autorit biznesmeni Goro ka ndërtuar një pallat dhe ju ka ngelur në borxh nga blerja e tokës, por nuk dihet ende shuma. Që në momentin që është ndërtuar pallati ata kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm. Mësohet se ka pasur edhe një përplasje fizike më parë mes autorit dhe viktimës.

Sakaq, autori Kliti Leka jeton në Tiranë ka shkuar mbrëmë në Himarë. Dyshohet se e 53-vjeçari e ka planifikuar më parë krimin. Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë, Leka qëlloi me breshëri automatiku ndaj Niko Goros duke e lënë të vdekur në vend.

Policia e arrestoi më vonë Lekën në zonën e Livadhit në Himarë. Po ashtu policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Goro u qëllua teksa ishte me të motrën pranë marketit të kësaj të fundit në qendër të Himarës. Nga të shtënat e armë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe kjo e fundit.