Çfarë është korona-pasaporta turistike?

210

Europianët mund të pajisen së shpejti me një dokument shëndetësor udhëtimi për brenda BE-së, të cilin ministrat e Turizmit të vendeve anëtare e quajtën korona-pasaportë. Ky dokument do të bazohet mbi testimet aerologjike, por si OBSh-ja ashtu dhe shumë ekspertë janë shprehur kundër.

Ministrat e Turizmit të shteteve anëtare të BE-së ranë dakord të marten për dokumentin që do të jetë i vlefshëm brenda bllokut. Ministri i Turizmit i Kroacisë, Gari Kapel tha se dokumenti, të cilin ai e quajti korona-pasaportë, i referohet pjesës së shëndetit dhe sigurisë së protokollit të udhëtimit.

Kapel tha se ministrat ranë dakord për një plan të përbashkët për menaxhimin e krizave, pavarësisht situatave individuale në vendet europiane.

Një propozim për zhvillimin e testeve aerologjike dhe evidentimin e atyre që e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë zhvilluar anti-trupa, u bë edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, por Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe disa ekspertë u shprehën kundër. Edhe kreu i Institutit Robert Koch për kontrollin e sëmundjeve, Lothar Wieler, ngriti shqetësimin e pasaktësisë së testeve.