Çfarë ndodhi?! Olsi Bylyku njofton mungesën në ekran

131

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të talentuar dhe më të komentuar shqiptarë. Ai ka fituar simpatinë e publikut ndër vite, ndërsa këtë sezon artisti ka krijuar programin e tij “Roped With Olsi”  në platformat ‘online’.

Edhe pse i ri në moshë, Olsi është mjaft i dedikuar ndaj profesionit të tij, prandaj veprimi i tij i fundit i ka habitur jo pak fansat edhe publikun. Ai ka njoftuar se ditën e sotme nuk do të transmetohet puntata e emisionit të tij, për shkak të problemeve shëndetësore.

“Të dashur ndjekës të Roped!”

Për arsye shëndetësore, këtë të mërkurë nuk do të publikojmë episod të ri. Gjithsesi, stafi ka përgatitur nje video të shkurtër që mendojmë se do të ju argëtojë. Faleminderit që na mirëkuptoni dhe na ndiqni me besnikëri”, ka shkruar Olsi Bylyku duke mos dhënë më shumë detaje.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016