John Legend dhe Chrissy Teigen pak kohë më parë humbën fëmijën e tyre. Çifti të cilët do të bëheshin prindër për herë të tretë, ndanë lajmin e trishtë me fansat, duke përshkruar në detaje emocionet shkatërruese të atij momenti.
View this post on Instagram
Pak kohë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, çifti kanë vendosur të bëjnë diçka në ndihmë të fëmijëve. “Çdokush që na njeh ne, e di që gjëja më e rëndësishme për ne është familja. Kur ke mundësinë të mbështetesh te njerëzit e dashur, kohët e vështira kalojnë më lehtë. Ne e kuptojmë dhimbjen e atyre që kanë fëmijë të sëmurë dhe nuk kanë mundësi për kurimin e tyre,” janë shprehur çifti.
/Descript.al/