Cili aktor puth më mirë? Sharon Stone e ka një të preferuar

318

Sharon Stone ishte e ftuar së fundmi për të dhënë një intervistë, ku sigurisht nuk munguan as pyetjet “pikante”. Një ndër to, ishte edhe pyetja se cila kishte qenë për Sharon Stone puthja më e mirë skenike.

Pas shumë vitesh karriere kinematografike, Sharon le të themi nuk është se ka puthur pak yje hollivudianë. Në këtë rast në fakt, moderatori e pyeti se kush prej kolegëve të saj puthte më mirë, jo vetëm cila mund të ketë qenë puthja e realizuar më bukur vizualisht.

Sharon ka përzgjedhur Robert De Niro, si aktorin i cili puth më mirë, duke krijuar edhe një situatë plot humor në studio. “Epo, Robert De Niro ishte puthja më e mirë,” është shprehur ajo, ndërkohë që disa prej aktorëve të cilët Sharon ka puthur në një film janë Michael Douglas, Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone.

/Descript.al/