COVAX shpërndan mbi 38 milionë doza vaksinash në 102 shtete të botës

59

COVAX ka arritur të shpërndajë rreth 38.4 milionë doza vaksinash anti-Covid në 102 vendet dhe ekonomitë e 6 kontinenteve, vetëm 6 javë pas nisjes së procesit.

Ndërsa qeveritë e këtyre vendeve nuk kanë mundësi të sigurojnë vaksina nga prodhuesit, ky program ofron mundësinë e vaksinimit të punonjësve shëndetësorë dhe personave të tjerë të rrezikuar.

COVAX ka në plan të bëjë shpërndarjen e 2 miliardë dozave deri në fund të vitit 2021, shkruan Reuters.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.