Covid-19/ Bie numri i të infektuarve në Greqi

47

Infeksionet e reja të koronavirusit në Greqi ranë në 671 të mërkurën nga 866 që ishin të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në 146.688, raporton ekathimerini.
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) tha në buletinin e saj të përditshëm se 25 pacientë vdiqën nga Covid-19, duke rritur numrin e të vdekurve në 5,354. gjithashtu tha që të mërkurën kishte 340 pacientë të intubuar në spitale. 1000 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU.