Covid-19/ Bie numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

16

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rënie e rasteve të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19. Ndërsa 131 pacientë janë shëruar.

Katër persona kanë ndërruar jetë, duke e humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë është 15 827, numri i pacientëve të shëruar  ka arritur në 13 315 dhe i personave që kanë ndërruar 652.

Ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 1860.