Covid-19/ Bie numri i të vdekurve në Kosovë

35

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka regjistruar rënie të numri të të vdekurve nga Covid-19 dhe rritje të lehtë numrit të të infektuarve.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 person ka ndërruar jetë.

Numri total i rasteve pozitive është 14.763 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar 601.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri në 11.784.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 2.378.